Bebe Rexha merr nominimin e parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur

0
42

Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, po shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e saj. Këngëtarja shqiptaro-amerikane ka marrë nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur, falë këngës “New Religion”, në bashkëpunim me grupin Faithless.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rexha përmes një postimi në Instagram.

“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR NEW RELIGION”, ka shkruar këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/DcL5VEdCrVv/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==&igsi=NTc4MTIwNjQ2YQ==

Ky nominim vjen pas bashkëpunimit të saj me “Empire”, duke shënuar një kapitull të ri në rrugëtimin e artistes.

Për Rexhën, ky është një sukses i veçantë, pasi vjen në një periudhë kur ajo po ndërton rrugën e saj si artiste e pavarur dhe po dëshmon se mund të vazhdojë të jetë pjesë e skenës më të madhe muzikore ndërkombëtare edhe jashtë strukturave tradicionale të industrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here