Callum Turner zbulon dëshirën për t’u bërë baba: “Do të doja të rrisja disa fëmijë”

0
40

Pas martesës me Dua Lipën, Callum Turner ka folur hapur për dëshirën për të krijuar një familje.

Në një intervistë për Esquire UK, aktori 36-vjeçar tha se krahas karrierës, e ardhmja e tij përfshin edhe familjen. “Më shumë nga e njëjta gjë dhe familje”, u shpreh ai, ndërsa i pyetur nëse prindërimi është prioritet, shtoi: “Sigurisht, po. Jam 36 vjeç. Do të doja të kisha një familje dhe të rrisja disa fëmijë”.

Edhe Dua Lipa ka shprehur më herët dëshirën për t’u bërë nënë, duke thënë se kjo do të ndodhë kur të jetë momenti i duhur, pavarësisht angazhimeve të saj muzikore.

Çifti u lidh në vitin 2024 dhe konfirmoi romancën disa muaj më vonë. Ata u fejuan në vitin 2025 dhe kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni private në Londër, të ndjekur nga një festë në Sicili.

Tashmë, pas martesës, duket se një tjetër ëndërr e përbashkët mund të jetë krijimi i familjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here