Beari, djali i heroit Xhevat Berisha me fjalim emocionues në Hagë (Video)

0
167

Djali i heroit, Xhevat Berisha, Beari ka mbajtur një fjalim emocionues në marshin që po mbahet në Hagë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se sot ndodhet atje për të përkrahur luftën e UCK-së, pasi që ish-krerët që po mbahen në Hagë janë nderi i kombit dhe sipas tij ‘’kemi qenë, jemi dhe gjithmonë do të mbesim UÇK”.

“Themeluesit e shtetit të Kosovës, të cilët rinin e tyre ia falën shteti të Kosovës. Nuk do të dorëzohemi as tash, prandaj edhe jemi bashkë këtu të jemi të lirë derisa të lirohen çlirimtarët tanë. Sot unë nuk jam vetëm si djali i heroit, Xhevat Berisha, sot jam Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Kransiqi. Çdo njëri prej tyre se të gjithë i përkasin epokës më të lavdishme të UÇK-së. Të gjithë ata që po mbahen sot në Hagë janë nderi i kombit, andaj kemi qenë, jemi dhe gjithmonë do të mbesim UÇK.”, ka thënë ai./Gazeta10

Leave a Reply