Ballkani transferon lojtarin që ka vlerën e 1 milion eurove, ka qenë në Ajax

0
311

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani ka bërë një tjetër “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampioni i elitës së futbollit kosovar ka transferuar brazilianin, Giovanni Manson Riberio, shkruan Indeksonline

“Sulmuesi i majtë ka qenë reprezentues i Kombëtares së Brazilit për grupmoshat U-16, kurse karriera e tij është kultivuar në top klube, si Santos e Fluminese në Brazil, ndërsa në Evropë tek Akademia më e madhe në kontinent, Ajax.

“Me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se reparti ofanziv i FC Ballkanit, tashmë është përforcuar me kualitetin fantastik të brazilianit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here