Ballkani përfundon aventurën evropiane, ja renditja përfundimtare në grup (Liga e Konferencës)

0
184

Rrugëtimi i Ballkanit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës ka përfunduar sonte në Kroaci, pas humbjes nga Dinamo Zagrebi, në ndeshjen vendimtare të xhiros së fundit të Grupit C.

Ballkani ka humbur 3:0 nga Dinamo Zagrebi, në stadiumin “Maksimir”, me tre golat e pësuar në 20 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Portokallezinjtë nga Suhareka u mbrojtën mirë deri në minutën e 69-të, kur Dino Periq zhbllokoi shifrat me kokë në të mirë të Dinamo Zagrebit. Vetëm tre minuta më vonë, sulmuesi më i spikatur i gjigantit kroat, Petkoviq dyfishoi rezultatin nga afërsia.

I njëjti futbollist i dha goditjen e fundit kampionëve të Kosovës nga penalltia në minutën e 77-të.

Kësisoj, nga Grupi C kualifikohen tutje Viktoria Plzen me 18 pikë dhe Dinamo Zagrebi me nëntë pikë. Ballkani është i fundit në grup me katër pikë.

Leave a Reply