Bakteret tek kosi, sekreti për kocka të forta e të shëndetshme

0
189

Kur dikush pëson një frakturë, ndonjëherë nevojitet operacioni për ta ndihmuar atë të ngjitet në mënyrë korrekte.

Një teknikë e zakonshme është përdorimi i një implanti metalik për të ndihmuar kockat e thyera të qëndrojnë në linjë dhe të kenë qëndrueshmëri teksa shërohen.

Sipas të dhënave nga Universitetin Hubei, në Kinë ku bazohet dhe AgroWeb.org, treguan se nëse veshja e një implanti me bakterin Lactobacillus casei, i cili gjendet në kos, mund të ndihmojë në shërimin e kocakve.

Ky bakter është i njohur në rregullimin e mjedisit imunitar,duke ndihmuar në gjenerimin e indeve dhe në krijimin e substancave antibakteriale.

Rritja indeve të kockave tregon se fraktura po shërohet, pra kjo provoi se implanet e veshura me baktere ndihmojnë në shërimin e shpejtë të kockave.

Përveç kosit ka edhe disa mënyra të tjera të lehta për të forcuar kockat, të cilat AgroWeb.org ua tregon më poshtë.

Hani perime

Frutat dhe perimet janë nga burimet më të mira të vitaminës C, e cila stimulon prodhimin e qelizave që formojnë kockat dhe mbron kockat nga dëmtimi.

Studimet tregojnë gjithashtu se konsumimi i shumtë i perimeve në dietën tuaj rrit dendësinë minerale të kockave.

Qepa në veçanti, zvogëlon rrezikun e frakturave në 20%, kundrejt personave që nuk konsumojnë kurrë qepë.

Kale, brokoli dhe spinaqi janë gjithashtu një ndihmë e madhe për kockat që duhet të jetë në dietën, pasi ato përmbajnë vitaminë K.

Më shumë kalium

Kaliumi është miku më i mirë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të kockave tuaja.

Aftësia e tij për të neutralizuar acidet metabolike që shkatërrojnë kockat është e jashtëzakonshme.

Bananet janë veçanërisht të pasura me kalium, si dhe magnez prandaj bëjini pjesë të dietës tuaj të përditëshme.

Më pak alkol dhe kafeinë

Nisja e ditës pa kafienë mund të duket si një mision i pamundur, por nëse doni të mendoni për shëndetin e kockave tuaja duhet të hiqni nga kjo substancë.

Studimet tregojnë se pirja e 3 ose më shumë flixhanëve me kafe në ditë zvogëlon thithjen e kalciumit nga trupi  gjë që mund të ndikojë negativisht në densitetin e kockave tuaja.

Alkoli bën gjithashtu të njejtën gjë për organizmin tuaj prandaj provoni të konsumoni ndonjë çaj bimor ose më shumë lëng frutash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here