Avokatët e palës së dëmtuar të viktimës që ra nga lifti në Prizren, të pakënaqur me drejtësinë

0
260

Para disa ditësh në Prizren një qytetare 41-vjeçare nga radhët e komunitetit rom kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e prishjes së liftit dhe pastaj kishte humbur jetën. Kështu kanë bërë me dije avokatët e angazhuar nga familjarët e palës së dëmtuar, Gent dhe Blend Gjini.

“Si pasojë e neglizhimit të rregullimit të liftit dhe mirëmbajtjes nga personi juridik Lifts ‘Doppler’ të objektit banesor në Prizren, kishte humbur jetën qytetarja duke u rrëzuar nga lifti poshtë në katin e 2”, kanë bërë me dije ata. Prokuroria ka propozuar masë të paraburgimit për personin juridik të firmës ‘Doppler’ dhe mirëmbajtësin e liftit, por në seancën për caktimin e paraburgimit, atyre u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Me ketë vendim nuk janë pajtuar avokatët, duke e quajtur vendim selektiv.

“Themi selektive, sepse kur bëhet fjalë për shkaktim të rrezikut të trafikut, me pasojë vdekje gjithmonë aty personave në këtë faze iu është caktuar masa e paraburgimit, e në këtë rast këtu nuk kemi masë të paraburgimit, që në anën tjetër vet prokuroria në propozimin e saj për këta të pandehur ka propozuar masë të paraburgimit, se më lënien në liri këta mund të ndikojnë në prova te dëshmitarët, apo në të dëmtuar. Aq më tepër kur vet prokuroria në bazën tjetër ligjore ka përmendur edhe peshën e veprës penale, ku si pasojë pjesëtarja e komunitetit rom, nga neglizhimi për mosmirëmbajtjen e lifitit ka humbur jetën në moshë të re”, kanë theksuar avokatët Gent dhe Blend Gjini.

Ata kanë bërë me dije se në seancat e ardhshme: “do të propozojmë që cilësimi i veprës penale të mos bëhet me element i pakujdesisë, ashtu se si ka vlerësuar prokuroria, në kualifikimin e saj, ngase janë provat dëshmitarë, banorët që kanë përdorur këtë lift, të cilët kishin shprehur pakënaqësi për mosrregullim të liftit nga firma ‘Doppler’ dhe do të tregojnë se si edhe atyre si rezultat i mosrregullimit të liftit, ata kanë mbetur me orë të tëra në lift, duke përjetuar ngjarje nga me të ndryshmet, sepse lifti kishte defekte”./Epoka e Re

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here