Avdyli: KOSOVA çdo ditë po bën hapa përpara për të dalur nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së

0
74

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli, ndaj deklaratave të ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka kritikuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, rreth liberalizimit të vizave.

Si rrjedhojë, Avdyli e ka quajtur të pafytyrë Mustafën.

“I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon.
Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili.
Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion.
Derisa Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK.
Prandaj meritë pse Kosova ishte Eldorado ku vidheshin dhoma e dëshmive, miliona nga thesari, keqpërdorime e tenderomani të përditshme e bënë Evropën ti mohoj Kosovës liberalizimin.
Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri ndër gërmuesit më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa.
Por ditë të mira po vijnë për Kosovën, pa dyshim, por penzioneri idhnak ska për të bërë lum.
KOSOVA çdo ditë po bën hapa përpara për të dalur nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së”, thuhet në reagimin e Avdylit./04 Online

Leave a Reply