Arrestohet një shtetas turk, i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës

0
106
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit.

Sipas burimeve, i dyshuari dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në Masakrën e Krushës.

Klankosova mëson se të dyshuarin në stacionin e Prizrenit e ka siguruar Prokuroria Themelore e kësaj komune dhe ia ka ofruar hetuesve nga Hetuesia e Veçantë, që punon me Prokurorinë Speciale.

Mësohet po ashtu se çështja po trajtohet në Departamentin për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here