Arrestohet një serb në Graçanicë, dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile

0
151
Foto: Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës ka arrestuar një qytetar të nacionalitetit serb në zonën e Graçanicës, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte në vitet 1998-1999 në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se ndaj të dyshuarit D.M., janë siguruar prova se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtarë (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.

Zyrtarët kompetent nën autoritetin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake-Departamenti Special, kanë zbatuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

  • një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm,
  • 136 fishek të kalibrit 9x19mm,
  • thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives,
  • shufër metalike “Taiwan”,
  • dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin kompetent nga Prokuroria Speciale i dyshuari i lartcekur është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të siguruar nga familja, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’.

Leave a Reply