Arbër Rexhaj: Si të kërkohet Asociacioni pa shpërbërje të strukturave kriminale

0
114

Deputeti nga Prizreni nga radhët e  Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, deklaroi se pa Asociacion, për dy vjet janë parë struktura kriminale të dirigjuara nga Serbia duke vendosur barrikada, plagosur policë e duke kërcënuar qytetarë.

Ai pyeti në Facebook se si mund të kërkohet themelimi i Asociacionit pa u shpërbërë strukturat kriminale në veri, pa u çarmatosur, pa dorëzim të armëve dhe pa kthim të mijëra qytetarëve në shtëpitë e tyre.
“Pa asociacion, pa asnjë kompetencë shtesë, vetëm për këto dy vite kemi parë struktura kriminale të dirigjuara nga Serbia tek vendosin barrikada, plagosin policinë, kërcënojnë qytetarët që bashkëpunojnë me institucionet e vendit. Imagjinoni këtë gjendje me një asociacion. Pra, si mund të kërkohet asociacion pa shpërbërje të strukturave kriminale në veri, pa çarmatosje, pa dorëzim të armëve, e pa kthim të mijëra shqiptarëve në shtëpitë e veta”, shkroi Rexhaj.

Aktualisht po mbahet një diskutim me dyer të mbyllura, i ftuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë për çështjen e themelimit të Asociacionit. Në këtë takim nuk po merr pjesë kryeministri Albin Kurti por anëtarë të kabinetit të tij.

Kurti ka deklaruar ditë më parë se është kundër Asociacionit njëetnik.

Leave a Reply