Drejtoria e Përgjithshme e spitalit të Prizrenit është përgjigjur me shkrim për ankesën e objektit të repartit të pediatrisë.
Nga kjo drejtori kanë thënë se ky repart është shumë i vjetër dhe për arsye të vjetërsisë edhe renovimet në atë vend nuk po kryejnë punë.
Sipas kësaj drejtorie projekti është i gatshëm dhe janë në pritje të mjeteve financiare që të zgjidhet problemi.
“Objekti ku është i vendosur Reparti i Pediatrisë është një objekt i vjetër dhe cështja e e ngritur nga ju është trashëguar dhe në repart disa herë janë bërë intervenime po përshkak të vjetërsisë së objektit dëmtimet e mureve po përseriten sidomos në hapsirat e nyjeve sanitare, për stabilizim të gjendjes nga ekspertët është kërkuar renovimi i tërsishëm i repartit përfshirë edhe ndërrimin e sistemit të ujësjellsit, kanalizimit dhe rrjetit elektrik, projekti është i gatshëm dhe jemi në pritje të burimit të mjeteve financiare, në momentin që do të sigurohen mjetet do të realizohet menjëherë projekti dhe do të zgjidhet problemi në fjalë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Kanal10.
Rikujtojmë se një qytetare nga komuna e Prizrenit në një lidhje direket me Arben Ahmetin në emisionin “Adresa e ankesave”, është ankuar për gjendjen e keqe në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit, ku ajo thotë se po rri më fëmijën e saj të sëmurë në një dhomë me erë myku./Gazeta10