Anëtarësimi në KiE, Vuçiq e pranon se ka frikë nga padia e Kosovës për gjenocid

0
198

Retë e zeza politike kanë mbuluar Serbinë” – Kështu shprehet presidenti Aleksandër Vuçiq, duke lënë të kuptohet se nuk ka një “çadër” për t’u mbrojtur.

Në një intervistë për televizionin publik pranon para popullit të tij humbjet në dy betejat e mëdha diplomatike të Serbisë, atë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për të ndaluar miratimin e rezolutës për gjenocidin në Sebrenicë.

Vuçiq pranoi edhe njëherë që Kosova i ka votat e nevojshme, por sërish po tenton t’i bëjë presion Amerikës, për të ndryshuar diçka deri më 17 maj.

“Por edhe një ditë pas kësaj, ne nuk do të jemi të trishtuar. Ne nuk do të shkatërrojmë dhe njollosim imazhin tonë. Të nesërmen do t’i veshim trengjyrëshat tona serbë, do t’i varim në shtëpitë tona, do të ecim me krenari nëpër rrugë, jo vetëm të vendit tonë, por të të gjitha qyteteve të botës”, u shpreh ai.

Ai pretendoi se serbët kanë vuajtur tmerrësisht në dy luftërat botërore dhe gjatë konflikteve të viteve ’90, duke harruar faktin e njohur ndërkombtarisht, se krimet e luftës dhe gjenocidi është kryer nga ushtria dhe shteti serb.

Pikërisht këtu duket se buron një frikë e Vuçiçit, pasi në intervistë la të kuptohet se i drohet një padie për gjenocid nga Kosova. Presidenti serb pranoi humbjen në përballjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuaram ndaj homologes, Vjosa Osmani.

Duke i kërkuar falje Sllovenisë për ofendimet në seancë, Vuçiq thotë se e ka përsëritur me qindra herë videon e përballjes me Osmanin.

Kur të ngrenë kurthe të tilla, mendon vetëm të përgjigjesh shpejt dhe ta mbrosh shpejt Serbinë”, u shpreh ai duke iu referuar nervozizmit të tij pasi përballë iu paraqitën 4 heroinat e Kosovës, që i mbijetuan torturave të forcave serbe në luftën e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here