Amorim: Do të duhet kohë për ta parë Milanin e vërtetë

0
44

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, foli për DAZN pas fitores 2-1 në udhëtim ndaj Torinos, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Serie A.

“Do të na duheshin më shumë ndeshje në këmbë për ta parë Milanin e vërtetë, sepse nga pikëpamja fizike na mungon ende diçka”, deklaroi fillimisht trajneri i Kuqezinjve, përcjell “Gazeta Express”.

A është ky tashmë Milani i Amorimit, të paktën sa u përket zgjedhjeve?

“Do të duhet kohë për ta parë Milanin e vërtetë të Amorimit. Festova për shkak të pasionit që e kam për këtë skuadër, kam festuar edhe gola të tjerë të Milanit në të kaluarën. Rruga është ende e gjatë, por më pëlqeu skuadra edhe në fund, kur duhej të tërhiqej më prapa.”

Çfarë u thatë lojtarëve në pushimin mes pjesëve?

“Në pjesën e parë ishte një skuadër që më shumë nuk donte të humbiste sesa të fitonte. Ky nuk është mesazhi im. Në pjesën e dytë patëm shumë më tepër shpejtësi dhe më pas vuajtëm në fund, kur Torino u rikthye në lojë, sepse na mungon ende pak gjendja fizike.”

Çfarë ju bëri më të lumtur sot dhe mbi çfarë do të punoni më shumë?

“Më bën krenar fakti që fituam, sepse objektivi në futboll është pikërisht fitorja. Po punojmë shumë dhe nga nesër do të vazhdojmë të punojmë edhe më tepër në shumë aspekte. Më pëlqeu ajo që e pashë në ndeshjet miqësore, por sonte ishte ndryshe, sepse e kishim edhe presionin e një ndeshjeje zyrtare.” /Gazeta Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here