Amerika befason Kosovën, ftesë publike Kosovës për aplikim anëtarësimi në NATO

0
1224

Deklarata e ambasadores së SHBA-së në NATO,Julianna Smith për mundësinë dhe përkrahjen e Kosovës për anëtarësim në NATO, është deklaratë inkurajuese e dhënë në kontestin e krizës ndërkombëtare, apo konfliktit ndërkombëtar në mes perëndimit dhe Rusisë si pasojë e agresionit dhe pushtimit të kësaj të fundit ndaj Ukrainës.

-Qeveria e Kosovës do të duhej ta shfrytëzonte këtë momentum për të aplikuar për anëtarësim në këtë aleancë ushtarake, e që do të ishte diçka simbolike, por që do të ndikonte në imazhin e vendit dhe përkushtimin tonë si shtet për t‘iu bashkuar vlerave perëndimore, pra edhe të NATO-së, siç janë siguria, mbrojtja dhe promovimi i paqes. Duhet të kuptohemi se ne nuk jeni Finlandë e as Suedi, dhe anëtarësimi i ynë në NATO është proces i gjatë dhe i komplikuar përkundër vullnetit tonë dhe mbështetjes se aleatëve tanë, por së paku ky aplikim për anëtarësim do të na bënte pjesë të nismave të NATO-s shume siç është „Partneriteti për Paqe“, e që është një hap i madh në procesin e anëtarësimit.

Faktorët që e ngadalësojnë Kosovën apo obligimet që duhet përmbushur për anëtarësim ne NATO, janë sigurimi i njohjeve nga shtetet anëtare të NATO-s të shtetit të Kosovës, përmbyllja e dialogut me Serbinë dhe njohja reciproke në mes dy vendeve, shtrimi i plotë i sovranitetit në gjithë territorin e vendit, avancimi dhe ngritja e kapaciteteve ushtarake të FSK-së dhe fillimi i dialogut me NATO-n për definimin e rrolit të KFOR-it sa i përket kompetencave të sigurisë së jashtme. Pra këto janë të gjitha obligimet apo detyrat që na dalin e që duhet kryer për tu bërë anëtar të plote dhe i barabartë në NATO. Por siç thash edhe më parë përkundër këtyre obligimeve, Kosova do të duhej të aplikonte për anëtarësim, së paku të jetë pjesë e nismave për partneritet me NATO-në në nisma të ndryshme qofshin këto stërvitje të përbashkëta ushtarake apo misione paqësorë dhe rrugës së procesit për anëtarësim ti përmbush kushtet apo detyrat e veta deri në anëtarësim të plotë.

Shkruan: Nexhat HAZIRI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here