
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët në Kosovë që të ndajnë traditën e tyre për shënimin e Muajit të Ramazanit, raporton Express.
Në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka ndarë një artikull rreth traditës së shënimit të këtij muaji në ShBA.
“Për muslimanët këtu në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj, Ramazani është një periudhë e shenjtë lutjeje dhe reflektimi, duke festuar me familjen dhe komunitetin, si dhe duke kujtuar dhe duke shërbyer ata që kanë më pak me empati dhe çiltërsi. Si po e festoni #Ramazanin në Kosovë? Ndani traditën tuaj me ne!”, thuhet në postimin e Ambasadës.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkosovo.usembassy%2Fposts%2Fpfbid02H8w5MDc2MBFaeHsogWxVbMTG89Ernabc7EeLiVY51MoUHasKLMGyvCdT1uBTPchSl&show_text=true&width=500