Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar Ditën e Evropës për kosovarët, raporton Gazeta Sinjali.
Në platformën “X”, kjo ambasadë ka thënë se shteti italian do ta vazhdojë mbështetjen në rrugën e integrimit evropian.
“Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe pjesën tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt familjes së BE-së”, thuhet në njoftim.
9 maji këtë vit e gjen Kosovën nën thirrjet e vazhdueshme të krerëve të shtetit për heqjen e masave të vendosur nga blloku evropian gati një vit më parë.
Kosova po kërkon heqjen e masave pas organizimit të votimit për largimin e kryetarëve në veri, që ishte një nga kërkesat e BE-së.
Kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të Kosovës në vazhdimësi kanë thënë thënë se Kosova i ka plotësuar kushtet për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.