Aksident trafiku në magjistralen Suharekë – Prizren, tre policë të lënduar

0
409
Foto: Ilustrim

Në fshatin Greikoc të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, me ç’rast janë lënduar tre persona, shkruan 04 Online.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, tre të lënduarit janë policë, të cilët ishin duke shkruar në vendin e tyre të punës.

“Sot me datë 31.07.2023 rreth orës 06:46 policia ka marr informatën se ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, konkretisht në fshatin Grejkovcë.
Në aksident janë të përfshirë dy vetura civile.
Në njërën veturë civile kanë qenë tre zyrtar policor të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët me uniform por me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marr detyrën.
Si pasoj e aksidentit tre zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.
Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndroj në Spital për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply