Aksident i rëndë trafiku në Prizren, lëndohet një shofer (VIDEO)

0
321
Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Prizren.

Aksidenti mes një veture Golf dhe një “pikapi” Volkswagen ndodhi saktësisht në dalje të autostradës në veri të Prizrenit.

Indeksonline raporton se aksidenti është shoqëruar me dëme të mëdha materiale, ku vetura golf është shtypur pothuajse e gjitha, teksa “pikapi” ka përfunduar i përplasur me anësoret e rrugës.

Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se njëri nga shoferët është lënduar, teksa është njoftuar edhe policia dhe njësitet e emergjencës.

Leave a Reply