Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, e përfshirë vetura me targa serbe: 5 të lënduar

0
384

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit, saktësisht në fshatin Gziq.

Një makinë me targa serbe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 5 anëtarët e një familje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Familja ishte nisur për pushime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë kanë shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit./abc

YouTube player

Leave a Reply