Abrashi: Kurti u ndje komod para Vuçiqit, s’ka asnjë arsye të ndihet në siklet

0
223

Deputeti prizrenas nga radhët e VV-së, Artan Abrashi u pyet për fotografinë ku kryeministrit Albin Kurti shihet duke buzëqeshur në darkën joformale në Berlin, ku në atë tavolinë ishte edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Abrashi në T7 tha se Kurti është ndjerë komod në atë takim, pasi sipas tij, nuk ka asnjë arsye që të ndihet në siklet.

“Kurti është ndi shumë komod, është ndi shumë komod sepse ai nuk ka asnjë arsye pse me u ndi në siklet në këto takime, është pikërisht Vuciqi që duhet me u ndi në siklet në këto takime.

Për herë të parë para vetes ka një përfaqësues të Shtetit të Kosovës i cili është shumë parimor dhe shumë i drejt, nuk është i korruptum edhe nuk mundet me u shantazhu nga asnjë instancë qoftë vendore, qoftë serbe, qoftë ndërkombëtare për me bo kompromise të dëmshme sa i përket vendit tonë”, tha ai.

Leave a Reply