AAK: Keqpërdorimi i parasë publike nga komuna e Prizrenit përmes Aneks Kontratave ka marrë përmasa serioze

0
137
Foto: Arkiva

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren ka reaguar në rrjetin social Facebook, rreth keqpërdorimit të parasë publke në Prizren përmes Aneks Kontratave.

Në reagimin e AAK-së thuhet se komuna e Prizrenit në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike edhe Etikës Profesionale, po keqpërdorë paranë publike duke lidhur dhjetra Aneks Kontrata të cilat sipas tyre, tejkalojnë vlerën 200 mijë Euro.

“Si ka mundësi që punët të cilat duhët të planifikohen paraprakisht, del se duhët të plotësohen gjithmonë me punë shtesë për saktësisht 10% të vlerës së kontratës bazë. Për ata që se dinë, 10% është vlera maksimale e lejuar me ligj për dhënje të punëve shtesë pa ofertë të hapur publike (dmth pa kompani konkuruese, me merrëveshje direkte me kompaninë)”, thuhet tutje nga dega e AAK-së në Prizren.

Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here