Aktivitetet e fundit e sidomos tubimi masiv i mbajtur në fillim të javës, për kremtimin e 34 vjetorit të themelimit të degës, që për dallim nga herët tjera ishte madhështor, kanë dhënë shenja për “ringjalljen” e LDK-së në Prizren.
Ky subjekt që përbën forcën e tretë politike, pas Vetëvendosjes e PDK-së, kohën e fundit ka treguar sinjale drejt një opozitarizmi serioz për ta sfiduar qeverisjen lokale të Shaqir Totajt, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”.
![](https://i0.wp.com/gazetaeprizrenit.net/wp-content/uploads/2024/03/LDK-Prizren-34-vjetori.jpg?resize=335%2C196&ssl=1&resolution=1680,1)
Pak muaj pas zgjedhjes së krye të të degës, Driton Selmanaj, duket se ka sjellë një frymë të re përbrenda strukturës, për ta lëvizur para “lokomotivën e fjetur”.
Për dallim nga herët tjera, kur LDK i mbante tubimet në sallën gjysmë të zbrazur të Shtëpisë së Kulturës apo edhe në mjedise të ngushta të ndonjë restoranti, tubimi për datëlindjen e 34-të u mbajt në sallën e madhe të restorantit ‘Oferta’. Organizimi i një tubimi të tillë ishte sfidues, meqenëse bëhej në mbrëmje, dhe pas vaktit të Iftarit në Ramazan, kur zakonisht qytetarët preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.
![May be an image of crowd](https://scontent.fprn5-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/419567075_8167568739925862_6433362296720959250_n.jpg?_nc_cat=106&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_ohc=-1JJgqgH4qYAX87pScR&_nc_ht=scontent.fprn5-1.fna&oh=00_AfAnZ4EU20gT-rpT_LSqn2BbzvL1QD9D80uAMagv0-q9RA&oe=660D2FE3&resolution=1680,1)
Pos personaliteteve dhe veprimtarëve të hershëm e të tashëm të këtij subjekti, të pranishëm ishin edhe shumë të rinj, të cilët morën libreza partiake.
![Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe turmë](https://scontent.fprn5-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/432951464_10160323339022759_4990718369300466174_n.jpg?_nc_cat=104&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_ohc=NudNUwkVtckAX8CtJIi&_nc_ht=scontent.fprn5-1.fna&oh=00_AfAfDYnAqn3bkwCjPrU_aOlGVlqBLkTPRx4SpHn9sVNhoQ&oe=660F089E&resolution=1680,1)
Parë nga veprimet e fundit, duket se dy gjëra po e “ngjallin” LDK-në. Në njërën anë strategjia e Selmanajt, i cili për dallim nga kolegët e tij të dalë nga strukturat partiake, ai është produkt nga prezantimet prej analisti në emisione debatuese televizive, duke përkrahur alternativa, e dhënë ide pro LDK-së.
Në anën tjetër, në forcimin e këtij subjekti duket se po ndikon edhe kryetari Shaqir Totaj, me zhgënjimin e veprimtarëve të shumtë, të cilët e kanë ndihmuar fitoren e tij.
![](https://i0.wp.com/gazetaeprizrenit.net/wp-content/uploads/2024/03/LDK-takimi.jpg?resize=352%2C190&ssl=1&resolution=1680,1)
Selmanaj, njëherësh është deputet në Parlamentin e Kosovës e zyrtar që ka vizituar edhe “Shtëpinë e Bardhë” në Amerikë, dhe konsiderohet si njohës i rrethanave politike.
Pra, LDK nuk ajo e mëparshmja, që “shfaqej në skenë” vetëm pak para zgjedhjeve, duke marrë megjithatë një sasi votash, përkundër pasivitetit.
Së fundi veprimet e saj ndaj pushtetit janë konkrete, meqenëse ka dorëzuar në Prokurorinë e Prizrenit tre Kallëzime Penale ndaj drejtorëve të Totajt, qeverisja e të cilit prej dy vitesh nuk ishte sfiduar seriozisht, pavarësisht numrit më të madh të kuvendarëve nga opozita (VV, LDK). Në njërin rast, atë të Drejtorisë së Shëndetësisë, kallëzimin e hedhur e ankimoi në Prokurorinë e Apelit, ku u pranua rasti.
![](https://i0.wp.com/gazetaeprizrenit.net/wp-content/uploads/2023/12/LDK-Prokurori-kallezime.jpg?resize=323%2C215&ssl=1&resolution=1680,1)
Dega e LDK-së, ka bërë kritika të ashpra ndaj pushtetit të PDK-së edhe përmes aksioneve simbolike, sikur ai para një viti “kundër shitjes së vendeve të punës deri në 7 mijë euro” me moton “Shaqa Farm”, mbajtur para selisë së KK-së, e konference shtypi, ku janë adresuar shkeljet e qeverisjes Totaj,
![](https://i0.wp.com/gazetaeprizrenit.net/wp-content/uploads/2023/02/329425924_1543442142814399_2884445230650251415_n.jpg?resize=300%2C225&ssl=1&resolution=1680,1)
Pas lajmit për punësimin në arsim, të nuses së djalit të kryetarit Totaj, para dy muaje LDK organizoi aksionin “Shtëpia e punësimeve – Totaj family”, kundër familjarizmit dhe korrupsionit në Komunën e Prizrenit.
![](https://i0.wp.com/gazetaeprizrenit.net/wp-content/uploads/2024/03/Totaj-family-LDK-aksion-ndaj-shtepi-bardhee-jpg.jpg?resize=300%2C218&ssl=1&resolution=1680,1)
Veprimet e fundit të saj, ndikuan në dështimin e dy mbledhjeve radhazi të Kuvendit Komunal.
LDK e humbi pushtetin e mbajtur për tetë vjet, në krye me Eqrem Kryeziun, në fund të vitit 2007. Prej atëherë, partia më e vjetër politike shqiptare e Kosovës, jo vetëm që nuk arriti ta “tregoj veten” në Prizren, por për më keq është vlerësuar si një patericë e pushteteve. Në këtë kontekst sa më shumë “forcoheshin e përfitonin” individë të LDK-së, aq më shumë binte subjekti, duke humbur edhe bastionet tradicionale.
LDK aktualisht i ka 7 anëtarë nga gjithsej 41 sosh sa ka në Kuvendin Komunal (KK), duke përbërë një faktor të rëndësishëm politik në Prizren, apo vendimtar në përcaktimin e Kryetarit të Komunës. Falë vullnetit të saj, më 2017 fitoi Mytaher Haskuka (VV) duke mundur në balotazh Shaqir Totajn, përkundër që pat marrë 5 mijë vota më shumë në rrethin e parë.
Ndërkaq, vetëm mosmirënjohësit nuk e pranojnë ndihmën e elektoratit të LDK-së për fitoren e Totajt, në zgjedhjet e fundit. Ky as që kishte gjasa teorike ta mundte Haskukën, kur dihej se pos pushtetit lokal, VV-ja mbante edhe atë qendror, të fituar me 51 % nga Kryeministri Kurti, vetëm 8 muaj para zgjedhjeve lokale. / Gazeta e Prizrenit /