A e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot?

0
615

Ekzistojnë disa detaje në rrobat tona që ne thjesht i pranojmë, pa e ditur se mund të kenë ndonjë funksion të fshehtë.

Një ndër to është edhe butoni në shpatulla tek palltot vjeshtore; siç duket ai nuk gjendet aty vetëm për t’u dukur bukur.

Butoni në këto pallto ka një funksion, të cilin e zbuloi së fundmi një përdoruese në rrjetin social X me emrin Francheska.

Sipas saj, ky buton në shpatull shërben për vendosjen e çantave, në mënyrë që ato të mos bien papritmas.

Shumë prej nesh, kur i bartim çantat e ditës nevrikosemi se po bien papritur, kjo pasi nuk i kemi siguruar sa duhet.

“Më janë dashur 18 vjet për ta zbuluar se butonate në shpatull janë për t’i mbajtur çantat në vend në mënyrë që të mos bien. Kush e dinte”, shkroi Francheska.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here