62 aksidente vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë, policia shqipton mbi 2,200 gjoba

0
885
Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 20 prej tyre me persona të lënduar, kurse 42 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës, thuhet se janë shqiptuar edhe 2 mijë e 259 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se janë arrestuar edhe 31 persona brenda 24 orëve të fundit, ku 17 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.

Ndryshe, Policia e Kosovës në vazhdimësi po u bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Leave a Reply