6 shenjat me të cilat thonjtë po ju paralajmërojnë për shëndetin tuaj!

0
511

“Thonjtë zakonisht reflektojnë gjendjen tonë të përgjithshme shëndetësore. Ndryshimet tek thonjtë si ndryshimi i ngjyrës dhe trashjet, mund të sinjalizojnë probleme shëndetësore ku përfshihen sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave, kushtet e zemrës dhe mushkërive, anemi dhe diabete,” sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD).

Shumë prej nesh i shikojnë, i zbukurojnë dhe po, madje i hanë thonjtë (ju lutem ndaloni!) pa e menduar dy herë. Për ekspertët, shendeti i thonjve, sikurse shëndeti i lëkurës, është jetësor.

Dhe ja çfarë thonë thonjtë për shëndetin tënd:

Thonj të thatë, të çarë apo të brishtë

Këto lloj thonjsh janë tregues të ekspozimit të duarve në mënyrë të vazhdueshme ndaj ujit. Nëse je një larëse enësh, zhytës, peshkatar apo notar, ka shumë gjasa t’i kesh përjetuar këto simptoma me raste.

Gjithashtu thonjtë e thatë mund të tregojnë mungesë të vitaminës A,B apo C. Thonjtë e brishtë mund të rezultojnë nga përdorimi i shpeshtë i açetonit apo ekspozimi ndaj kimikateve (për shembull për shkak të produkteve të pastrimit për shtëpinë.)

Vijëzimet paralele

Vijëzimet paralele të thonjve, të njohura si “Beau’s lines,” shfaqin një anomalitet në rritjen e thoit.

Mund të jenë shenjë e diabetit, psoriazës ose e mungesës së zinkut. Ato mund të jenë gjithashtu produkt i traumës së thoit apo e një temperature të lartë të shoqëruar ndonjëherë me një sëmundje të rëndë.

Fryrja e folikulës së thoit

Nëse lëkura që rrethon kutikulën e thonjve është e fryrë dhe me ngjyrë të kuqe, kjo është një gjendje që i referohen si inflamacion i flegrës së thonjve i cili shkaktohet nga infeksioni që mund të shkaktojë po ashtu çrregullim të indit lidhës siç është lupusi.

Mbledhja

Mbledhja e gishtërinjve shfaqet kur majat e gishtave thyhen dhe thonjtë përkulen duke rënë.

Eshtë e zakonshme që thonjtë të bëhen pothuajse të bardhë, gjë që shpesh është shenjë e oksigjenit të ulët në gjak. Mbledhja e tyre lidhet me sëmundjen e zemrës, sëmundje inflamatore të zorrëve, sëmundje të veshkave dhe sëmundje të mushkërive.

Zverdhja

Zverdhja e thonjve më shpesh shkaktohet nga një infeksion fungal.

Sipas WebMD: “Ndërsa infeksioni përkeqësohet, shtrati i thoit mund të tërhiqet dhe thonjtë mund të trashen dhe të shkërmoqen.”

Rrallë, thonjtë e verdhë mund të tregojnë një gjendje më të rëndë si diabeti, sëmundja e mushkërive, psoriaza ose sëmundja e tiroides.

Thonj kaltërosh

Thonjtë dhe ndonjëherë gishtat, që shfaqen me ngjyrë blu mund të jenë një shenjë serioze, që do të thotë se trupi nuk po merr mjaftueshëm oksigjen.

Thonjtë e kaltër mund të tregojnë një problem me mushkëritë, siç është emfizema apo disa probleme me zemrën.

Përkujdesja për thonjtë

Ekspertët japin shtatë rekomandime për t’i mbajtur thonjtë e shëndetshëm:

Mbaji thonjtë të pastër dhe të thatë. Kjo parandalon bakteriet që të grumbullohen nën sipërfaqen e thonjve.

Priti thonjtë rregullisht, drejt dhe duke i rrumbullakosur pak në qendër. Prerja e duhur do të të ndihmojë t’i mbash thonjtë e shëndetshëm dhe të parandalosh rritjen e thonjve të brendshëm.

Zhyti këmbët në ujë të ngrohtë me kripë për 5 deri në 10 minuta. Kjo do ta bëjë më të lehtë prerjen e thonjve.

Këpucët duhet të të bien fiks, jo shumë të ngushta dhe jo shumë të gjëra. Të ndihmon nëse konsultohesh me një ekspert në përcaktimin e masës së duhur, siç është podiatristi.

Mos i kafsho thonjtë, sepse kjo mund të transferojë baktere infektive ndërmjet gojës dhe gishtave. Kafshimi i thonjve gjithashtu mund të dëmtojë lëkurën përreth gishtave, duke lejuar që të hynë infeksionet.

Apliko krem zbutës, sidomos pas heqjes së manikyrit të thonjve apo të çdo produkti tjetër që përmban kimikate.

Nëse vë re se këto probleme po rishfaqen, këshillohet që të kërkosh këshilla nga një specialist mjekësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here