6 shenjat e para te kancerit te prostates qe duhet te shkoni urgjent tek mjeku

0
207

Kanceri i prostatës është një nga vrasësit më të mëdhenj të meshkujve në Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë se 52,000 burra diagnostikohen me këtë sëmundje çdo vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Simptomat zakonisht shfaqen vetëm kur rritja është mjaft e madhe për të ushtruar presion mbi uretrën

Gjashtë simptomat e para te prostates se zmadhuar:

Nevoja për të urinuar më shpesh, veçanërisht gjatë natës
Nevojë për të nxituar në tualet
Vështirësi në fillimin e urinimit
Rrjedhje e dobët
Sforcim dhe zgjatje e gjatë gjatë urinimit
Ndjenja se fshikëza juaj nuk është zbrazur plotësisht

Prek kryesisht meshkujt mbi 50 vjeç dhe rreziku juaj rritet me moshën.

Nëse dyshoni se mund të keni kancer të prostatës, flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm .

Këto simptoma nuk do të thotë që ju keni kancer të prostatës, por mund të jenë shenjë e një gjendje jo kanceroze të quajtur zgjerimi i prostatës, e cila është e zakonshme te meshkujt mbi moshën 50-vjeçare dhe zakonisht nuk është një kërcënim serioz për shëndetin.

Ekzaminimi i hershëm mund të ketë rezultat shumë pozitiv për pacientin. Ndaj mjekët sugjerojnë që meshkujt që kanë shqetësime të prostatës duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore që në moshën 50 vjeçare. Në varësi të historisë familjare dhe faktorëve të tjerë të rrezikut, kontrollet duhet të nisin që në moshën 40 vjeçare.

Leave a Reply