53 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, policia dënon mbi 1,700 shoferë

0
302
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 27 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe kurse 26 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 703 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 13 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply