Dita e martë duket se ketë qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i policisë dërguar mediave.
Në raportin me ngjarjet e fundit brenda 24 orëve të raportuara nga qytetarët figuron edhe numri i aksidenteve në trafik dhe tiketave të shqiptuara nga policia.
Gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 45 aksidente trafiku, shkruan SO.
Në 24 orët e kaluara 11 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 34 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.
Poashtu, policia gjatë ditës së martë ka shqiptuar edhe 1.574 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik të cilët nuk i kanë respektuar rregullat dhe kanë bërë shkelje të ndryshme në komunikacion.
Rikujtojmë se sezoni dimëror ka filluar nga data 15 nëntor, ku nga policia kërkohet që të shtohet kujdesi gjatë ngasjes dhe të gjithë shoferët të pajisen me paisjet dimërore, në të kundërtën gjobiten nga policia.