305 raste aktive me COVID-19

0
354

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 72 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Gjilan (10), Gjakovë (10), Prishtinë (9), Podujevë (8), Mitrovicë (4), Rahovec (4), Obiliq (4), Skenderaj (4), Pejë (4), Kaçanik (3), Kamenicë (2), Gllogoc (2), Prizren (1), Lipjan (1), Klinë (1), Ferizaj (1), Viti (1), Shtime (1), Vushtrri (1) dhe Istog (1).

Po ashtu, janë shëruar 6 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105,597 raste.

Numri total i rasteve pozitive është 108,203 raste nga 726,705 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,265 raste të vdekjes.

Leave a Reply