114 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0
377

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 114.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.575, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,265.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.

Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./FrontOnline

Leave a Reply