“10 vite fantastike te Chelsea”, mbrojtësi emocionon tifozët në letrën e lamtumirës

0
343

Andreas Christensen ishte 16 vjeç kur u transferua nga ekipi U17 i Brondby te Chelsea në vitin 2012. Në fillim luajti me ekipin U18 londinez dhe më pas ngjiti shkallët një nga një drejt ekipit të parë.

Qendërmbrojtësi danez kaloi dy sezone i huazuar në Bundesliga te M’Gladbach (2015-2017, në sezonin e parë u shpall më i miri i ekipit gjerman) dhe më pas u kthye sërish në Londër.

Me skuadrën angleze ai fitoi katër trofe: Champions League, Europa League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.

Kontrata me Chelsea i përfundon më 1 korrik. 26-vjeçari ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Barcelona, ndërkohë që është ndarë me tifozët anglezë në një postim emocionues në rrjetet sociale.

Më është dashur të marr një vendim të vështirë në moshën 16 vjeçare për t’u larguar nga Danimarka. Gjithmonë kishte vetëm një zgjedhje për mua, që ishte Chelsea.

Që nga momenti që erdha këtu më bëtë të ndihesha si në shtëpinë time, u jam mirënjohës Jim Fraser dhe Neil Bath, të cilët më përqafuan menjëherë si pjesë e familjes së tyre.

Vitin e kaluar arrita rezultatin më të rëndësishëm si lojtar dhe si ekip, kur ngritëm trofeun e Champions League në Porto. Kur mbërrita, isha një fëmijë me të gjithë shpresën dhe frikën e një lojtari në fillim të karrierës së tij, i jam mirënjohës klubit që realizoi ëndrrën time.

Pasi kalova dhjetë vite fantastike në këtë klub, ndjeva se ishte koha e duhur për një fillim të ri për mua dhe familjen time. Mendërisht, muajt e fundit kanë qenë të vështirë, sepse nuk ishte një vendim i lehtë për t’u larguar nga ky klub dhe këta tifozë.

Nuk jam shumë elokuent me fjalët, kështu që njerëzit nuk e kuptojnë plotësisht vlerën e Chelsea dhe tifozëve për mua. Do të më mungojnë lojtarët, stafi teknik, të gjithë. Urimet më të mira për klubin dhe tifozët”, shkruan lojtari i Danimarkës (57 ndeshje dhe 2 gola).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here