04 Online shpall më të mirët e vitit 2022 në Prizren

0
2253

Kur të gjithë prisnim që viti 2022 të ishte më i mirë se viti paraprak, siç kemi qenë të gjithë dëshmitarë, ishte një vit mjaftë sfidues.

Vështirësitë në aspektin ekonomik në nivel vendi, ishte tema kryesore e këtij viti, duke shtuar edhe disa probleme të ndërlidhura me zhvillimet politike.

Sikur edhe viteve tjera, 04 Online ka shpallur më të mirët e vitit 2022 bazuar në përcjelljen e aktiviteteve të personaliteteve të cilët kanë vepruar në kategori të ndryshme.

Si më poshtë janë paraqitur më të mirët sipas kategorive, me ç’rast këtë vit ka më shumë kategori për dallim prej viteve paraprake:

SHËNDETËSI:

* Xhevat Elezkurtaj – Për menaxhimin e suksesshëm të QKMF-së gjatë vitit 2022.

POLITIKË:

* Arbër Rexhaj – Deputeti më i angazhuar nga Prizreni në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2022.

* Haxhi Avdyli – Deputeti më i angazhuar nga Prizreni në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2022.

* Bajram Kastrati – Asambleisti më i angazhuar nga pozita në Asamblenë Komunale të Prizrenit gjatë vitit 2022.

* Dafina Alishani – Asambleistja më e angazhuar nga opozita në Asamblenë Komunale të Prizrenit gjatë vitit 2022.

* Çelë Lamaj – Drejtori komunal më i suksesshëm gjatë vitit 2022.

* Ilir Baldedaj – Për zërin kritik ndaj zhvillimeve politike në Prizren gjatë vitit 2022.

EKONOMI

* Besnike Aliaj – Femra më e suksesshme në biznes gjatë vitit 2022.

HUMANIZËM

* Kurtish Hoxhaj – Për realizimin e shumë aktiviteteve humanitare gjatë vitit 2022.

* Fejzë Kabashi – Për realizimin e shumë aktiviteteve humanitare gjatë vitit 2022.

ARSIM

* Rrahim Bekteshi (Drejtor në SHFMU “Emin Duraku”) – Për menaxhim të suksesshëm të shkollës gjatë vitit 2022.

* Hemë Çoçaj (Drejtor në SHFMU “Mid’hat Frashëri”) – Për menaxhim të suksesshëm të shkollës gjatë vitit 2022.

* Lindor Nrecaj (Drejtor në SHFMU “Besim Nrecaj”) – Për menaxhim të suksesshëm të shkollës gjatë vitit 2022.

PSIKOLOGJI

* Liridona Pirku – Për angazhimin e jashtëzakonshëm si Psikologe shkollore në trajtimin e nxënësve me aftësi të kufizuar dhe nevoja të veçanta në SHFMU “Lekë Dukagjini” gjatë vitit 2022.

* Teuta Cacaj&Sadiku – Për angazhimin e madh si Psikologe shkollore dhe këshilluese gjatë vitit 2022.

* Kaltrina Skoro&Murtezaj – Për angazhimin e madh si Psikologe klinike dhe shkollore gjatë vitit 2022.

MUZIKË

* “04 BAND” – Grupi muzikor më i mirë gjatë vitit 2022.

PIKTURË

* Arbnor Morina – Piktori më profesionist gjatë vitit 2022.

* Ilir Kolgeci – Piktori më i mirë gjatë vitit 2022.

ARTE SKENIKE

* Burim Mustafa – Për zhvillimin dhe ndryshimin rrënjësor të Teatrit të qytetit “Bekim Fehmiu” gjatë vitit 2022.

* Ernest Malazogu – Aktori më i mirë gjatë vitit 2022.

* Gëzim Sertollaj – Koreografi më i mirë në vallëzim gjatë vitit 2022.

* Jeton Qafleshi – Për ruajtjen dhe kultivimin e valleve tradicionale nga Prizreni gjatë vitit 2022.

* Nida Dragaj&Abdo Shuki – Çifti më i mirë në vallëzim gjatë vitit 2022.

* SHKA “Malësori” – Për aktivitetet dhe rezultatet gjatë vitit 2022.

* Riola Susuri – Për rezultatet dhe të arriturat si pianiste e re gjatë vitit 2022.

FUTBOLL

* Vedat Muriqi – Për të arriturat në sportin e futbollit gjatë vitit 2022.

* Arvanit Rexhaj – Për të arriturat në sportin e futbollit gjatë vitit 2022.

* FC “Prizreni” – Për të arriturat në sportin e futbollit gjatë vitit 2022.

BASKETBOLL

* Arbnor Rifati – Trajneri më i suksesshëm në basketboll gjatë vitit 2022.

* Ramush Rushiti – Trajneri më i suksesshëm në basketboll për kategoritë e reja gjatë vitit 2022.

* Altin Morina – Lojtari më i suksesshëm në basketboll gjatë vitit 2022.

* Aulona Muhadri – Lojtarja më e suksesshme në basketboll gjatë vitit 2022.

* Nazmije Qukiqi – Lojtarja më e suksesshme në basketboll për moshat e reja gjatë vitit 2022.

BOKS

* Armend Xhoxhaj – Për të arriturat në sportin e boksit gjatë vitit 2022.

* Drilon Thaçi – Për të arriturat në sportin e boksit gjatë vitit 2022.

* Lumturim Xhoxhaj – Për të arriturat në sportin e boksit gjatë vitit 2022.

* Marjola Sallauka – Trajnerja më e mirë në sportin e boksit gjatë vitit 2022.

KARATE

* Muhamet Kolgeci – Trajneri më i mirë në sportin e karatesë gjatë vitit 2022.

* Elona Kolgeci – Trajnerja më e mirë në sportin e karatesë gjatë vitit 2022.

* Aulon Nuridini – Për angazhimin dhe rezultatet e arritura në sportin e karatesë gjatë vitit 2022.

MUNDJE

* Sadik Ferati – Trajneri më i mirë në sportin e mundjes gjatë vitit 2022.

* Indrit Bytyçi – Për të arriturat në sportin e mundjes gjatë vitit 2022.

ATLETIKË

* Sara Susuri – Për të arriturat në sportin e atletikës gjatë vitit 2022.

TENIS

* Salidin Rama – Për angazhimin dhe rezultatet e arritura në sportin e tenisit gjatë vitit 2022.

PING PONG

* Kreshnik Mahmuti – Për rezultatet e arritura në sportin e Ping Pongut gjatë vitit 2022.

Por, viti 2022 është përcjellur edhe me disa dështime, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër kanë ndikuar edhe në jetën e qytetarëve.

DËSHTIMET E VITIT:

* “Privatizimi” i KF “Liria”.

* Trajtimi jo i duhur në aspektin politik i rastit të Drejtoreshës së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vjollca Kabashi.

* Zvarritja e konkursit për doktorët e stomatologjisë.

* Lejimi dhe zhvillimi i nepotizmit nga akterët politik, punësimi i familjarëve të akterëve kryesorë politik.

* Dëgjimet dhe takimet publike të organizuar nga Komuna e Prizrenit, ku është vërejtur pjesëmarrje e ulët e qytetarëve.

* Perfomanca e dobët e shoqërisë civile përballë zhvillimeve sociale, politike, ekonomike, kulturore, sportive, dhe jo vetëm.

* Perfomanca e dobët e shumicës së drejtorëve komunal.

* Perfomanca e dobët e Asamblesë Komunale.

04 Online, shpreson që personat e lartëcekur si më të mirët për kategoritë përkatëse, të vazhdojnë me paraqitje edhe më të mira gjatë vitit të ardhshëm. Kurse, të lartëcekurit si pjesë e dështimeve të vitit, të gjejnë kurajon dhe vullnetin si dhe të tregojnë gatishmëri për të arritur rezultate më të mira në të ardhmen.

Urime Viti i Ri! Ju përcjelltë shëndeti i mirë, gëzimet e festat le të mbretërojnë në familjet tuaja./04 Online

Leave a Reply