𝐔 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐝ë𝐠𝐣𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐩ë𝐫 𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑 𝐦𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧𝐢𝐭

0
240

Në sallën e mbledhjeve të kuvendit të komunës së Prizrenit është mbajtur sot dëgjimi publik me qytetarë, për përgatitjen e buxhetit të vitit 2023, ku, të pranishëm ishin Kryetari Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, Kryekuvendarja Antigona Bytyqi, drejtorë dhe zyrtarë të drejtorive komunale, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Kryetari Shaqir Totaj në fillim të dëgjimit falënderoi banorët pjesëmarrës duke thënë “E di që kërkesat janë të mëdha, por së bashku do t’i rendisim kërkesat sipas prioriteteve që ju i vendosni dhe pastaj, kur të përgatitet buxheti final ato kërkesa të bëhen pjesë e buxhetit për vitin 2023. Ju them se nuk do të ketë preferenca në futjen e kërkesave në buxhetin e vitit 2023, por kërkesat do të bazohen në prioritetet që ju i keni. Mund t’ju them se buxheti do të jetë gjithëpërfshirës, dhe se nuk do të ketë preferenca, por buxheti do të ketë shpërndarje bazuar në prioritete”.

Sulltan Badalli, drejtor për Ekonomi dhe Financa, u shpreh se ka pranuar qarkorën e dytë buxhetore ngaMinistria e Financave dhe që buxheti është i ndarë në disa kategori si: Investime kapitale, në këtë kategori pothuajse janë të gjitha projektet kapitale, pastaj, kategorinë e subvencioneve ku ka projekte që prekin direkt qytetarët dhe kategorinë e pagave e mëditjeve.

Kërkesat e qytetarëve ishin: Ndërtimi i parqeve, ndërtimi i objekteve të shkollave, ndërtimi i kanalizimeve nëpër lagje dhe fshatra, kubëzimi i rrugëve, rregullimi i ndriçimit publik, rregullimi i kulmeve të banesave të vjetra, rregullimi i mureve mbrojtës, rregullimi i një qendre kulturore rome, rregullimi i ujit të pijes, ndërtimi i çerdheve, ndërtimi i trotuareve, shënjëzimi i rrugëve vertikale dhe horizontale, rregullimi i oborreve të shkollave dhe shpërndarja e farës për fermerë, për mbjellje të mistrit dhe grurit.

Kryetari Totaj, i falëndëroi qytetarët për pjesëmarrje duke u shprehur se kërkesat janë të mëdha dhe vështirë të përballueshme për buxhetin ekzistues, mirëpo, ato do të hyjnë në buxhet bazuar edhe në prioritetet që i cakton vet qytetari.

Grupi punues, i formuar me vendim të Kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore në pika të shkurtra me ç’rast, iu shpërnda të gjithë të pranishmëve.

Për mbajtjen e këtij degjimi publik do të përgatitet raport dhe procesverbal, i cili do të publikohet në ueb faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, në afatin ligjor, në rubrikën “dëgjime buxhetore””, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply