Zyrtarizohet gjuha rome si gjuhë zyrtare në komunën e Prizrenit

0
386

Me iniciativë të Kryetarit Shaqir Totaj, sot, u zgjodh një prej çështjeve më të rëndësishme të komunitetit rom në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën është punuar më shumë se një dekadë që të arrihet në pikën që u realizua sot!

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, u votua pro që Gjuha Rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën tonë.

Me këtë rast, Kryetari Totaj tha se gjuha është jetike për njerëzimin e ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim.

Ndërsa këtij vendimi i janë gëzuar edhe rrjeti i OShC-ve për gjuhën rome dhe organizata Nevo Koncepti të cilit ishin inicues të kësaj kërkesë.

Në emër të tyre ka shkruar drejtori i organizatës “Durmish Aslano”, Fatmir Menekshe.

Njoftimi i plotë:

Në emër të Rrjetit të OShC-ve për gjuhën rome, Nevo Konceptit dhe Këshillit të Evropës faleminderojmë Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, kryesuesen znj. Antigona Bytyqi, kryesuesin e Komitetit për Komunitete, z. Ertan Simitçi, që proceduan këtë kërkesë dhe të gjithë Kuvendarët e Komunës së Prizrenit që votuan pro që Gjuha Rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit!

Njëkohësisht faleminderoj edhe zyrtarët dhe pozitat e tjera që kontribuan në këtë qështje nga niveli qendror, njëra nga ata edhe Zv.Kryeministrja, znj. Emilija Redzepi.

Prizreni dëshmoi që është multietnik e i respekton të gjithë komunitetet pa dallim!

Leave a Reply