Zyrtare/ Lugina e Preshevës ka mbi 120 mijë shqiptarë

0
166

Procesi sipas përfaqësuesve të Komisionit Komunal për Regjistrim, është zhvilluar pa ndonjë problem, ndërsa rezultatet  i përgënjeshtrojnë autoritet shtetërore të cilat shqiptarët i konsideronin vetëm 5200 banorë, në bazë të regjistrimit të 2011–tës. Sidoqoftë, sipas regjistrimit te fundit, përkundër presionit, eksodit, spastrimeve etnike doli zyrtarisht se Lugina e Preshevës ka mbi 100 mijë shqiptare. Kurse jashtë Luginës, ne Serbi (vetëm në Beograd 4.985 edhe pse dikur kishte mbi 100 mije) dhe diaspore janë edhe 80 mije tjerë, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

“Rezultatet paraprake  janë se në komunën e Preshevës me të gjitha 35 vendbanime jetojnë 58850 qytetarë rezident dhe jorezident në 11573. Sipas informatave në Bujanoc ka diku mbi 54000 qytetarë, ndërsa Medvegja mbi 8300 qytetarë”, deklaroi për gazeten zvicerane Le Canton27.ch z.Ragmi Mustafi, kryetar i KKSH-së. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Hevzi Ramadani, kryetar i Komisionit Komunal për Regjistrim.

Qytetarët në Preshevë, iu kanë përgjigjur masivisht regjistrimit. Ata janë shprehur të kënaqur që janë regjistruar të gjithë edhe ata që jetojnë këtu e edhe familjarët e tyre që jetojnë në diasporë.

Megjithëse edhe ky regjistrim realisht nuk ka mundur t’i përfshije te gjitëe shqiptarët në Serbi dhe diapsore, sepse sot vetëm në Beograd jetojnë dhe vprojnë mbi 5000 shqiptare. Njëkohesisht nga 170 komuna që ka në serbi, vetëm në 15 nuk ka shqiptare. Nëse shifrës 100 mije shqiptarë sa jane rtegjistruar i shtojme edhe numrin e diaspores qe nuk arritën të regjistrohen padyshim, numri i saktë mund të dalë mbi 200.000 shqiptarë ne Serbi, përfshirë edhe ata (100 mijë) në tre komunat shqiptare në Medvegje, Bujanoc dhe Presheve, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch gazetari i se cilës ka ndjekur procesin e regjistrimit drejtpërsëdrejti  në rajon.

Rezultatet e para zyrtare Enti për Statistika i Serbisë pritet t`i bëjë publike nga fundi i nëntorit, ndërsa ato përfundimtare më së voni deri në fundin e prillit të vitit 2023. Procesi i regjistrimit në tri komunat e Luginës së Preshevës është monitoruar në vazhdimësi nga përfaqësuesit e misionit të OSBE-së në Serbi.

« Javën e ardhshme do vazhdojë masakrimi i shqiptarëve nga Beogradi kësaj radhe me numrin e shqiptareve etnik ne Luginë, duke i zvogëluar ata sipas programit te Serbisë te spastrimeve entike ne dy fronte ne terren (permes eksodit) dhe shtrembërimin e statistikave nga regjistrimit të fundit të popullsisë i cili edhe zyrtarisht tashme po dihet ka kaluar shifrën 120.000.. » ka thënë analistët nga Presheva për gazetën zvicerane Le Canton27.ch

Sipas tyre « Ditët e ardhshme nis « lufta » me shifra mes Beogradit dhe Preshevës ne numrin e shqiptareve ne Luginë…Vucic edhe nëse zvogëlon shifrat e shqiptareve ne Lugine, ai do i zvogëloj pak. Nuk guxon te zvogëlojë shumë, sepse atëherë del ne tjetër temë duke e «zbuluar» spastrim etnik.

Nga regjistrimi i popullsisë del se shqiptarët në Luginën e Preshevës mbeten shumicë përkundër eksodit masiv te provokuar nga Beogradi, duke dëshmuar se janë edhe me te diskriminuar, se sa serbet ne Kosovë. Kjo i bie ‘hyp se t’vrara, zhdryp se te vrava!’

Edhe sipas përfaqësuesve politik nga Lugina, kësaj here thonë se regjistrimi ka dëshmuar se në tri komunat, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, janë mbi 100 mbi banorë shqiptarë.

Leave a Reply