Zbulohen përballjet e Europa League, sfida të “sikletshme” për favoritet

0
254

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/8-tave në Europa League. Pjesë e shortit ishin skuadrat të cilat e mbyllën në vendin e parë fazën e grupeve dhe këtu përfshihen klube si Arsenal, Betis, Real Sociedad, Feyenoord, Freiburg, Ferencvaros, Union Saint-Gilloise si dhe Fenerbahce.

Nga ana tjetër, ishin skuadrat të cilat u kualifikuan nga raundi play-off teksa bëhet fjalë për klube me shumë histori në Europë si Manchester United, Juventus, Sevilla, Roma, Bayer Leverkusen, Shakhtar Donetsk si dhe Sportingu Lisbonës. Goglat dhuruan përplasje interesante ku spikasin ato mes Sporting Lisbonë-Arsenal, Roma-Real Sociedad, Sevilla-Fenerbahce si dhe Manchester United.

Interesante është përballja mes Union Berlin dhe belgëve të Union Saint-Gilloise që marrin pjesë për herë të parë në këtë kompeticion me njërën prej tyre që tashmë ka mundësinë për të mbërritur deri në fazën çerekfinale. Ndeshjet e para janë programuar të luhen më datë 9 mars dhe ato të kthimit pas një jave më datë 16 mars.

Shorti: 

Union Berlin-Union Saint-Gilloise

Sevilla-Fenerbahce

Juventus-Freiburg

Bayer Leverkusen-Ferencvaros

Sporting Lisbonë-Arsenal

Manchester United-Betis

Roma-Real Sociedad

Shakhtar Donetsk-Feyenoord

Skuadrat fituese të Grupeve:

Arsenal (ENG)
Betis (ESP)
Fenerbahçe (TUR)
Ferencváros (HUN)
Feyenoord (NED)
Freiburg (GER)
Real Sociedad (ESP)
Union Saint-Gilloise (BEL)

Skuadrat e kualifikuara nga raundi Play-Off:

Juventus (ITA)
Leverkusen (GER)
Man United (ENG)
Roma (ITA)
Sevilla (ESP)
Shakhtar (UKR)
Sporting CP (POR)
Union Berlin (GER)./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here