YouTuberi Jake Paul shënon fitoren tjetër në boks profesionist, mposht legjendën e UFC-së

0
394

YouTuberi Jake Paul ka mposhtur legjendën e UFC-së, Anderson Silva, me pikë, duke mbetur kështu i pamposhtur në gjashtë meçet që i ka zhvilluar në boks profesionist.

Paul 25-vjeçar rrëzoi brazilianin 47-vjeçar Silva në rundin e fundit në mbrëmjen e zhvilluar në Arizona. Në fund fitoi me pikë 77:74, 78:73 dhe 78:73.

“Është joreale, puna e madhe shpërblehet. Dua ta falënderoj Andersonin, më ka inspiruar të bëhem i madh. Pa të, nuk do të kisha meç këtë vit”, ka thënë Paul, raporton BBC.

Silva llogaritet si një prej luftarëave më të mëdhenj në histori të Arteve Marciale të Përziera (MMA). Ai ishte kampion i UFC-së në kategorinë e mesme nga viti 2006 deri më 2013.

Leave a Reply