Ylli i ri kosovar shënoi super-gol në Beograd pasi “e trullosi” mbrojtjen e ekipit serb

0
85

Eliot Bujupi ka qenë protagonist dje tek ekipi i tij, Stuttgart U-19.

Përfaqësuesi i ri kosovar shkëlqeu ndaj Crvena Zvezdës, në ndeshjen e zhvilluar në Beograd në kuadër të UEFA Youth League, shkruan “Gazeta Express”.

18 vjeçari në fakt “e trullosi” mbrojtjen e ekipit serb me lëvizje fantastike për ta gjetur golin e epërsisë qysh në minutën e katërt.

https://twitter.com/KosovarFootball/status/1861748002139889916

Sidoqoftë, kjo ndeshje përfundoi baras, 1:1, por Bujupi ishte njëri prej më të dalluarve në lojë.

Pasi kishte luajtur për grupmoshat e reja të Gjermanisë, futbollisti i lindur në Boblingen vendosi ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij, ndërsa luajti për Kosovën U-19 dhe u paraqit edhe në Kombëtaren A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here