Xavi pas humbjes turpëruese nga Reali: Do të vazhdoj t’i besoj projektit dhe vetes time

0
210

Barcelona pësoi një disfatë turpëruese mbrëmë në finalen e Superkupës së Spanjës, duke u mposhtur nga rivalët e tyre më të mëdhenj, Real Madridi me rezultat 4-1, shkruan Sinjali Sporti.

Kjo disfatë vjen në kohën kur Barcelona ndodhet në një krizë rezultatesh, mes presionit në rritje në stolin e Xavit si trajner.

Trajneri Xavi është deklaruar pas humbjes nga Reali, duke thënë se rivali i tyre e meritoi fitoren, teksa iu ka kërkuar falje tifozëve blaugranas.

Tutje ai u shpreh se do të vazhdojë t’i besojë projektit dhe vetes së tij.

“Unë vazhdoj t’i besoj projektit dhe vazhdoj t’i besoj vetes. Ne do të vazhdojmë. Real Madridi e meritoi fitoren, ne duam t’u kërkojmë falje tifozëve tanë. Nuk ishim në nivelin e nevojshëm për këtë finale”, u shpreh spanjolli.

Leave a Reply