Real Madridi triumfoi në ‘El Classico’ mbrëmë ndaj Barcelonës, duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion të La Ligas.
Madrilenët fituan ndeshjen me rezultat 3-2, me një gol fitues nga Jude Bellingham në kohën shtesë.
Kjo fitore i çoi ‘galaktikët’ në 11+ pikë tani nga përcjellësi i dytë, Barcelona, teksa kanë mbetur edhe 6 xhiro deri në fund, shkruan Sinjali Sporti.
Pas ndeshjes, tekniku i Barcelonës, Xavi ka reaguar duke thënë se ekipi i tij ishte më i mirë dhe se ata e merituan fitoren, ku ndër të tjerash përsëri dha kritika për arbitrimin.
Xavi: “Ne ishim ekipi më i mirë sonte dhe e merituam të fitonim. E ardhmja me ata talentë të rinj do të jetë e ndritshme për Barçën. Nuk kam nevojë të them asgjë për arbitrin, të gjithë e kanë parë tashmë – nëse flas mund të më sanksionojnë, imazhet janë aty”, u shpreh ai./GSS