“Vuajtjet morën fund”, Sergio Ramos: Messi më i miri në histori

0
176

Sergio Ramos u përball për shumë vite me radhë kundër Lionel Messit. Ndërkohë që mbrojtësi spanjoll mbante veshur fanellën e Realit, “pleshti” ishte simboli dhe ylli i Barcelonës.

Duelet mes tyre në El Clasico nuk harrohen. Në verën e vitit 2021, të dy u transferuan te PSG, duke u kthyer nga “armiq” në shokë skuadre.

Në një prononcim për PSG TV, Sergio Ramos theksoi se argjentinasi është futbollisti më i mirë në histori dhe se tani po e shijon në maksimum atë si shok skuadre.

Kam vuajtur për disa vite duke luajtur kundër Messit. Tani po e shijoj atë. Leo është futbollisti më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë futbolli”, u shpreh ish-kapiteni i Realit.

Messi dhe Ramos po luajnë sezonin e dytë me kampionët e Francës. Objektivi i madh është fitimi i Champions League, trofe që klubi kryeqytetas nuk e ka fituar kurrë më parë.

Leave a Reply