Vinicius Junior ende nuk ka pranuar ofertën e parë të Real Madridit për rinovimin e kontratës, ndërsa negociatat mes palëve vazhdojnë.
Sipas raportimeve, madrilenët i kanë ofruar brazilianit rreth 22 milionë euro në sezon dhe 50 për qind të të drejtave të imazhit. Megjithatë, Vinicius kërkon rreth 25 milionë euro në vit, 80 për qind të të drejtave të imazhit dhe një bonus nënshkrimi prej rreth 25 milionë eurosh, shkruan 04 Online.
Në anën tjetër, Arsenali po e monitoron situatën dhe raportohet se është i gatshëm t’i ofrojë brazilianit kushte shumë të favorshme financiare.
Megjithatë, dëshira e Viniciusit mbetet të vazhdojë karrierën në Santiago Bernabéu, nëse palët arrijnë marrëveshje për kontratën e re./04 Online/















































