Një person ka lajmëruar Policinë se i është vjedhur vetura në Prizren.
Përveç veturës atij i është vjedhur edhe bateria dhe nafta e traktorit.
Nga Policia kanë njoftuar se rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i janë vjedhur veturën me targa vendore, baterinë dhe derivate nafte të traktorit të tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.