Veriu, kryeministri i Luksemburgut: Kosova e Serbia t’i përmbahen udhërrëfyesit të BE-së

0
181

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të depërshkallëzojnë situatën në veri.

Ai, në një konferencë për media nga vizita në Prishtina, ka theksuar se duhet të largohet çdo mundësi që të ketë kriza.

“Ne jemi këtu për të dëgjuar dhe jo gjykuar. Lufta e parë e botës ka nisur këtu, lufta e fundi në ish-Jugosllavi ka nisur, duhet të largojmë çdo mundësi për të nisur kriza. Është me rëndësi që të dyja palët të besojnë në punën e BE-së dhe duhet të kemi dialog të hapur”, ka thënë Battel.

Battel ka shtuar se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i përmbahen trepikëshit të BE-së për situatën në veri.

“Ne kemi udhërrëfyesin duhet t’i përmbahemi duhet të veprojmë nga të dyja anët, kështu do të shohim dëshirën nga të dyja anët, duhet të fillohet diku dhe jo të pritet. Kur merrni vendime të mira është në të mirë të popullit. Kjo është me rëndësi për gjeneratën e ardhme, stabiliteti është në interes të të gjithëve. Liderët duhet t’i përmbahen udhërrëfyesit në fund nuk do të ketë fitues në fund nëse ka konflikte”,ka thënë Bettel./Klankosova.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here