Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për mbështetjen e kërkesës së Kosovës për t’u anëtarësuar në KiE.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj e ka cilësuar të drejtë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE.
Begaj tha se tani pritet vendimi final në maj, i cili do të shënojë edhe momentin e merituar për të festuar.
Reagimi i Begajt:
Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).
Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar.