Vëllai së bashku me nënën sulmon fizikisht motrën në Prizren

0
448

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Kosovës në Prizren.

Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, shkruan 04 Online.

“Prizren 19.10.2023 – 14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare është sulmuar fizikisht nga nëna dhe vëllai i saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa pas intervistimit të palëve është njoftuar prokurori i cili ka rekomanduar që i dyshuari vëllai i viktimës të ndalohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply