UPZ-ja arrin marrëveshje bashkëpunimi me Salem State University, Massachusetts, SHBA

0
234

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Salem State University, Massachusetts nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftimin e UPZ-së.

“Marrëveshja është bërë me qëllim të promovimit të miqësisë, lidhjeve kulturore dhe arsimore dhe për të inkurajuar një shkëmbim idesh dhe informacioni midis dy institucioneve. Ndër tjera, në thelb të marrëveshjes është bashkëpunimi në realizimin e aktiviteteve, si: shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në lidhje me programet e studimit; shkëmbimi afatshkurtër dhe afatgjatë i personelit akademik dhe joakademik; shkëmbimi i studentëve aktual dhe atyre që diplomojnë. Bashkëpunimi do të kryhet mbi bazën e barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë, duke marrë parasysh mundësitë aktuale.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, e vlerësoi si tepër të rëndësishme realizimin e kësaj marrëveshje dhe njëkohësisht emocionuese duke marr parasysh lidhjet e forta që ka Kosova me SHBA-të.

Nga ana tjetër, Prof. Asoc. John McArdle nga Salem State University, i cili njëkohësisht është dhe profesor i angazhuar në kuadër të Shkollës Verore Ndërkombëtare, theksoi se është i gëzuar që po arrihet kjo marrëveshje dhe se do kujdesën që të punohet që të ketë rezultate nga ky bashkëpunim”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply