U hap panairi i luleve në Prizren

0
136

Për herë të dytë në Prizren, është hapur panairi i luleve “ Kultivo bukurinë, bashkë për një botë më të gjelbër dhe të bukur!” nga organizata “Green Leaders Besila “, ku kultivues të luleve nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe Shqipëria, po marrin pjesë në këtë ngjarje.

Panairet e luleve janë vend ideal për të eksploruar, mësuar dhe shijuar bukurinë e luleve.

Të martën në Kejin e Shatërvanit në Prizren, për herë të dytë është hapur “Panairi i luleve” nga OJQ “Green Leaders Besila”, në të cilin po marrin pjesë kultivues të luleve nga shumë qytete të vendit dhe Kukësi.

Drejtoresha e “Green Leaders Besila”, Besnike Aliaj, tha se përmes këtij panairi synojmë promovimin e kulturës së luleve, mbështetjes së bizneseve vendore, ofrimin e një platforme për prodhuesit dhe tregtarët e luleve për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre dhe shfaqjen e artit dhe dizajnëve më të bukura me lule, duke inkurajuar krijimtarinë dhe inovacionin në hortikulturë. Drejtoresha Aliaj thotë me tej se kultivuesit e luleve në vendin tonë janë shumë të vyeshëm përkundër sfidave të ndryshme, dhe më me shumë përkrahje nga institucionet tona, do të kishim numër më të madh të këtyre kultivuesve e që drejtëpërdrejt do të ndikonte edhe në fuqizimin e tyre.

E në këtë Panair kultivuesit kanë ekspozuar lule të ndryshme dhe mjaft atraktive të cilat i kultivojnë ata. Pjesëmarrëset e panairit, Arbënore Hyla nga Gjakova, Mimoza Rahta e Emirjana Nika nga Kukësi dhe Florije Hoxha nga Prizreni, e vlerësuan tejet të rëndësishëm këtë organizim për promovimin e punës së tyre para qytetarëve.

Me lule ishte dekoruar enkas për panair edhe simboli ynë kombëtar plisi, që punohet tradicionalisht brez pas brezi nga familja Gjurgjialo nga Prizreni.

Në këtë panair, kanë marrë pjesë edhe piktorë të rinj, të cilët enkas për këtë ngjarje kanë bërë punime të luleve, të cilat i pëlqejnë shumë. Panairi do të jetë i hapur për tre ditë me radhë./TvPz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here