U bë baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare, zbulohet fotoja e vajzës së Robert de Niro-s

0
200

Fituesi i çmimit “Oscar” dhe aktori i njohur për publikun, Robert De Niro është bërë baba për herë të shtatë në moshën 79 vjeçare. Ishte një përfaqësues i De Niro-s i cili konfirmoi për “Associated Press” ardhjen në jetë të fëmijës së seksit femër.

Së fundmi ai ka ndarë foton e parë të vajzës së porsalindur, e cila quhet Gia Virginia.

U bë baba për herë të shtatë në moshën

De Niro ka gjashtë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. Bashkë me gruan e tij e parë, Diahnne Abbott ata janë prindër të vajzës Drena, 51 vjeç dhe djalit Raphael, 46 vjeç. Në vitin 1995 ai mirëpriti dy djemtë binjakë Julian dhe Aaron, 27 vjeç, me ish të dashurën e tij, modelen dhe aktoren Toukie Smith. De Niro ndan gjithashtu djalin Elliot, 24 vjeç dhe vajzën Helen, 11 vjeç, me Grace Hightower.

Leave a Reply